19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeGazetari kosovar: Ali Ahmeti është njeriu i cili dha fund shkëmbimit të...

Gazetari kosovar: Ali Ahmeti është njeriu i cili dha fund shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi

Gazetari e analisti Vehbi Kajtazi ka deklaruar se ishte kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ai i cili i dha fund planit për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi.

Kajtazi po thotë se Ali Ahmeti i ka dhënë goditjen e fundit planit për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi, sipas tij ishte ai i cili nuk dha garanci tek ndërkombëtarët se shqiptarët e Maqedonisë nuk do kërkon që edhe ata të mos kërkonin të bashkohenin me Kosovën.

Ai tha se ndërkombëtarët për çdo çështje në Kosovë pyesin Ali Ahmetin, kërkojnë mendimin e tij për çdo çështje, mirëpo sipas tij këtë herë nuk kanë mundur që ta bindin dhe ky i fundit t’i jap garanci për shqiptarët që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.

“Nuk është mirë ndonjëherë me nxjerrë biseda që më ka ra rasti me fol me njerëz që kanë qenë të përfshirë në një proces të caktum, por ajo që e di me saktësi është se njeriu që ia ka dhënë goditjen e fundit shkëmbimit të territoreve, ku do ndërronte tërë sistemi zgjedhor në Kosovë, nuk do të kishte votë të dyfishtë për serbë dhe vende te rezervum për serbët në Kuvend, njeriu që ia ka dhënë këtë goditje është Ali Ahmeti i Maqedonisë”, tha Kajtazi.

“Ali Ahmeti për gjithçka që diskutohet në Kosovë edhe për secilën marrëveshje që folët këtu, ndërkombëtaret marrin mendim prej Ali Ahmetit, jo pse ai ka ndonjë vizion por i duhen garancitë e shqiptarëve të Maqedonisë dhe ndërkombëtarët asnjëherë nuk kanë mundur të marrin garanci prej Ali Ahmetit se nëse ndodhë shkëmbimi i territoreve nuk do të preken kufijtë e Maqedonisë”, tha Kajtazi, transmeton Gazeta Metro.

“Pra nëse është diskutuar për heqjen e një pjese të Kosovës dhe marrjen e disa katundeve të Preshevës, shqiptarët e Maqedonisë janë ata që gjithmonë e kanë kartën në dorë se çka do të bëjnë me territore e tyre ku jetojnë ata, a do t’i bashkohen Kosovës, apo do jetojnë krejtësisht në një shtet të përbashkët me shqiptarë dhe jam i bindur nëse Ali Ahmeti kishte dhënë garanci se shqiptarët e Maqedonisë do të jenë pjesë e Maqedonisë pavarësisht çfarëdo marrëveshje Kosovë-Serbi, mendoj se çështja e shkëmbimeve do të ishte e përfundume”, tha Kajtazi.
Kajtazi tha se këto informa i ka nga personat të besueshëm dhe që janë të përfshirë në marrëveshjen Kosovë-Serbi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments