Partia opozitare, Alternativa është deklaruar kundër digjitalizimit të librave shkollorë.
Këtë e ka shprehur, kryetari i partisë, Afrim Gashi në takimin joformal që është duke e mbajtur në selinë e partisë në Shkup.
Vlerëson, se ndryshimet ligjore me të cilat parashihet futja e librave digjitalë në procesin arsimor, është në po të njëjtën vijë me projektin e ish qeverisë të udhëhequr nga Nikolla Gruevski “kompjuter për çdo nxënës”.
“Digjitalizimi i bie si projekti i Gruevskit. Tani jo nga një kompjuter, por laptop… Laptopi mund të jetë ndihmesë apo plotësim në mësim, por jo të zëvendësojë tesktet shkollore”, tha Gashi./TV21