18.2 C
Tetovo
E mërkurë, 1 Maj, 2024
BallinaKulturëGaleria e Arteve Pamore Tetovë, bëhet gati për të pritur Karavanin Artistik...

Galeria e Arteve Pamore Tetovë, bëhet gati për të pritur Karavanin Artistik “Artistët për Artistë”me datë 26.08.2023 ora 19.

Udhëheqësi i Karavanit Artistik , Artistët për Artistë, z.Veton Gusia për www. telegrami.mk Tetovë shprehet:

“Karavani Artistik” – “Artistët për Artistë” nisi rrugëtimin e tij në Negotinë të Pollogut.në muajin Mars 2023

Kjo etapë e parë, u vendos gjate një takimi shumë të ngrohtë me Artistin e madh të këtyre anëve, tashmë të ndjerë: z. Memet Selmani si dhe me Ali Sinanin, drejtor i shtëpisë së kulturës Negotinë. Ishte zemërgjerësia e tyre që i shtroi udhën “Karavanit Artistik” për në Negotinë të Pollogut, Komuna Vrapçishtë.

Transporti u mundësua nga Komuna e Pejës, me z. Gazmend Muhaxheri kryetar, znj. Xhenet Syka Kelmendi, drejtoreshë e kulturës si dhe z. Turhan Bajraktari, drejtor i Galerisë së atij qyteti.

Kjo aventurë e mrekullueshme e përmbi 30 Artistëve nga mbarë Kosova, kulmoi me ekspozitën e pikturës në shtëpinë e kulturës në Negotinën e Vrapçishtes, një vend perfekt i administrimit të kulturës e artit. Ekspozuan në të, mbi 50 krijues

Vazhduam në Gostivar me 27 Mars 2023

Destinacioni i rradhës ishte Kërçova më 10.04.2023

Vazhduam me Karavanin në Strugë më 13 .05.2023

Kuptohet për vitin 2023 Karavanin e Artit nëpër trojet Shqiptare po e përmbyllim për Maqedonin e Veriut ,në Tetovë me 26 Gushtë 2023 . Dhe pastaj shkojmë së bashku me artistët e bashkangjitur nga Maqedonia për në Plavë e Gusi në mikëpritje të artistes Kaltrina Hoti…

==========================

Në galerinë e Arteve Pamore në Tetovë tek Hamami i Vjetër i Qytetit të gjitha përgaditjet i kanë përfunduar .Kuratori i Ekspozitës në Galerinë Pamore në Tetovë të Karavanit udhëtues të Artit nëpër trojet Shqiptare të Artistëve ,z.Behar Ferati , tregon për www.telegrami.mk Tetovë : Hapja Solemne e Ekspozitës do të jetë në orën 19 me datë 26.08.2023 ,ku në kuadër të Ekspozitës është paraparë edhe një mini koncert nga muzika e lehtë për mysafirët …www.telegrami.mk

www.telegrami.mk

Mesut Shabani

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments