13 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeEscobar nesër në Shkup! A do t’ia ndryshojë mendjen opozitës për ndryshimet...

Escobar nesër në Shkup! A do t’ia ndryshojë mendjen opozitës për ndryshimet kushtetuese?

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar nesër do të vizitojë Maqedoninë e Veriut, shkruan TV21. Ai pritet të takohet me presidentin Stevo Pendarovski, kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe kreun e opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski.

Lajmi për ardhjen e Escobar është konfirmuar nga Kabineti i presidentit Pendarovski.

Ardhja e Escobar në Shkup vijon pas nisjes së procedurës për miraatimin e ndryshimeve kushteteuse, me të cilat parashihet që bullgarët dhe disa nacionalitete tjera, të bëhen pjesë e Preambulës së Kushtetutës, me çka vendi do të zhbllokojë negociatata për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Seanca për nevojën për miratimin e ndryshimeve kushtetuese nisi me 18 gusht. Rendi i ditës u miratua me 70 vota “për”, ndërsa kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi e ndërpreu seancën deri në sigurimin e 2/3, respektivisht të 80 votave për miratimin e nevojës për ndryshimet kushtetuese. Kreu i Kuvendit, Xhaferi së fundmi njoftoi se sipas Rregullores për punën e Kuvendit, ai vendos se kur do të vazhdojë seanca e 123.

VMRO-DPMNE-ja opozitare vazhdon të mbajë qëndrim kundër ndryshimeve kushtetuese.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments