8.3 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaKulturëFrymëzim Dauti-i PDSH-së,shkarkohet si drejtor i Bibliotekës Universitare Kombëtare “Shën Klimenti i...

Frymëzim Dauti-i PDSH-së,shkarkohet si drejtor i Bibliotekës Universitare Kombëtare “Shën Klimenti i Ohrit”, janë konstatuar një sërë parregullësish serioze në punën e drejtorit .

Ministria e Kulturës njoftoi se drejtori Frymëzim Dauti është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Entit Kombëtar, Biblioteka Universitare Kombëtare „Shën Kliment i Ohrit” – Shkup.

Sipas Ministrisë së Kulturës, shkarkimi vjen për shkak të punës e cila nuk është në pajtueshmëri me ligjin dhe statusin, edhe në raste të tjera të parashikuara me ligj, në bazë të nenit 33, alineja 2 të Ligjit për kulturë.

“Pas mbikëqyrjeve disamujorshe të realizuara nga ana e Ministrisë së Kulturës në vitin 2021 janë konstatuar një sërë parregullësish serioze në punën e drejtorit në aspektin e Ligjit për kulturë dhe Ligjit për bibliotekat. Në bazë të gjendjes faktike të konstatuar gjatë mbikëqyrjeve, ministrja e Kulturës Irena Stefoska vlerësoi se janë plotësuar kushtet ligjore për shkarkimin nga detyra e drejtorit të Bibliotekës Universitare Kombëtare para skadimit të mandatit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.

Ata shtojnë se deri në zgjedhjen e drejtorit të ri për shkak të mospengimit të punës së këtij enti, është emëruar drejtor udhëheqës detyre nga radhët e të punësuarve.telegrafi

https://telegrafi.com/shkarkohet-drejtori-bibliotekes-universitare-kombetare-shen-klimenti-ohrit-frymezim-dauti/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments