Maqedonia e Veriut këtë vit shënon progres në të drejtat politike dhe liritë qytetare, por edhe mëtej mbetet në grupin e vendeve pjesërisht të lira, tregon raporti më i ri i organizatës joqeveritare amerikane “Fridom haus” për lirinë në botë në vitin 2020.
Në shkallën nga 1 (më keq) deri 100 (më mirë), vendi ndodhet në vendin e 63-
të, që është për katër pozicione më mirë në krahasim me raportin për vitin
2019.
“Fridom haus” thekson se “në Maqedoninë e Veriut vitin e kaluar janë mbajtur
zgjedhje presidenciale korrekte dhe demokratike, të cilat kanë ndihmuar që të
riparohet gabimi nga qeverisja jodemokratike e ish-kryeministrit, Nikolla
Gruevski.
Nga vendet e rajonit, në grupin e shteteve të lira janë Sllovenia, Kroacia, Greqia
dhe Bullgaria, ndërsa Shqipëria, Kosova, Serbia, BeH-ja dhe Mali i Zi janë
vende pjesërisht të lira të renditura mes pozicioneve 53 dhe 67-të.
Nga 195 vende të botës të përfshira në analizën e “Fridom haus”, 83 janë
shënuar si të lira, 63 si pjesërisht të lira, ndërsa 49 si jo të lira.
Listën e vendeve më të lira e kryesojnë Norvegjia, Suedia, Finlanda dhe
Holanda.
Më keq të pozicionuara janë Siria, Sudani Jugor, Koreja Veriore, Arabia Saudite
dhe Libia.
Numri i vendeve të lira këtë vit është më i vogël për tre për qind, ndërsa të
vendeve pjesërisht të lira dhe jo të lira është rritur për dy për qind.
“Fridom haus” shënon rënie të demokracisë në mbarë botën edhe atë jo vetëm
në vendet me regjim autoritar, por edhe në vendet që kanë traditë
shumëvjeçare demokratike. Të drejta politike dhe qytetare janë të rrezikuara,
liderët populistë dhe partitë i kanë përforcuar sulmet mbi institucionet, ndërsa
në shumë vende demokracia është nën kërcënim