3.4 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaOpinionDriton Sulejmani : Me ministrinë e kulturës themeluam dy teatro për shqiptarët,...

Driton Sulejmani : Me ministrinë e kulturës themeluam dy teatro për shqiptarët, ndërsa BDI në Cair me pikën e zorit i ndërroi dy emra shkollash

Anëtari i kryesisë qendrore të partisë Alternativa, Driton Sulejmani i ka reaguar promovimit që po i bëhet ndërrimit të dy emrave të shkollave në Cair, transmeton Almakos.

“ Lëvdratat për ndërrimin e dy emrave të shkollave për hiç më pak se 6 vite në fakt paraqet pranimin e dështimit me gojën e tyre. Procedura për ndryshimin e emrit të shkollës: thirrja e mbledhjes së këshillit të shkollës, marrja e vendimit nga ana e këshillit të shkollës, dërgesa e kërkesës deri te komuna përkatëse për ndryshimin e statutit të shkollës dhe marrja e vendimit nga këshilli i komunës, dërgimi i kërkesës për ndryshimin e statutit të shkollës në ministrinë e arsimit, përpunimi i lëndës nga sektori përkatës, nënshkrimi i vendimit nga ana e ministrit, dërgimi i vendimit të nënshkruar deri te komuna, komuna e përcjell vendimin deri te shkolla, dërgimi i kërkesës nga shkolla deri te regjistri qendrorë, ndryshimi i emrit të shkollës nga regjistri dhe në fund në bazë të statutit të ri të shkollës ndryshimi edhe i vulave të shkollës. Procedurë kjo që në variantin më optimist mund të zgjatë 1 muaj kurse më pesimist 2 muaj, a BDI i zgjati 6 vite dhe paturpaisht dalin dhe lavdërohen si me pas qenë ndonjë arritje strategjike.

Në ministrinë e kulturës për gati dy vite themeluam e përsëris themeluam 2 institucione kulturore, teatrin e Gostivarit dhe teatrin për fëmijë dhe të rinj në Çair, kurse funksionalizuam Ansamblin e valleve dhe këngëve shqipe, e kjo është arritje dhe e bërë për më pak se 2 vite.

Ps. Edhe unë kam bërë ndryshimin e emrit të institucionit që udhëheqi, edhe atë pa ngutje procedurën e kam realizuar për 2 muaj, për atë edhe e shkruajta statusin me argumente nga procedura që kam kaluar edhe vetë. Kjo në asnjë moment nuk paraqet diçka me të cilën duhet lavdëruar as unë po as partia që përfaqësoj për arsye se është punë e thjeshtë procedurale, kjo i bie sikur postieri të lavdërohet për letrat që i ka shpërndarë. “, shkroi Driton Sulejmani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments