10.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeFRBDI: ASH-ja sot, njejtë si edhe PDSH dje, i quan ushtarët e...

FRBDI: ASH-ja sot, njejtë si edhe PDSH dje, i quan ushtarët e UÇK-së të ardhur nga mali

Reagim nga FRBDI kryetarit të FR ASH-së

Ashtu si edhe mentorëve të tij edhe këtij zotrotes po i pengojnë çlirimtarët! Për t’ia  fresku memorien e mykosur këtij dhe atyre që mendojnë si ky do bëjmë një komparacion se ku ishin shqiptaret para 2001 e ku janë sot falë asaj që ndodhi në 2001: Ku ishim para 2001?

*Pa të drejta për tu arsimuar në gjuhën amtare,

*Përdorimi i flamurit kombëtarë as që mendohej , bilës paraardhësit tonë nuk guxonin ose dënoheshin në rast se gjatë  kontrolleve u gjendeshe në gardërobën e tyre ndonjë leckë e kuqe ose shami,

*Prind që ju  kufizohej e drejta që fëmijëve të vet tu vendojnë emrin që dëshirojnë, *Shkolla fillore që u ngjanin kasolleve,

*Administrat shtetërore ekskluzivisht maqedonase që rrjepshin pa mas popullin tonë për shërbime elementare, *Polici me disa shqiptarë që vetëm ishin shqipfolëse,

*Gjykatës, prokuror shqiptarë në gjithë Maqedoninë sa gishtat e duarve,

*Vendbanimet shqiptare për nga infrastruktura u ngjanin vendbanimeve në viset e treta,

*Klinika Universitare thuajse e ndaluar për shqiptarët e aspak e paramenduar të udhëhiqet nga ne, Çka përjetuan shqiptarët pas 2001?

*Ndryshimin e preambulës së Kushtetutës, *Zyrtarizmi i UT por jo vetëm, u themelua edhe një Universitet shtetëror në Shkup,

*U rregullua me Ligj çështja e përdorimit të flamurit shqiptar, *U zyrtarizua me Ligj përdorimi i gjuhës shqipe, bile sot dënohen ato institucione që nuk zbatojnë përdorimin e gjuhës shqipe,

*Ligji për decentralizim ua mundësoj shqiptarëve të qeverisin institucionet lokale prej Struge deri në Likovë, *Nuk mund të gjesh institucion ku nuk ka minimum një shqiptar të punësuar,

*Kampus universitar në UT ultra modern, shkolla me standarde evropiane dhe jo vetëm kaq secila shkollë e pajisur me sallë sporti me pajisje nga më të mirat, në fazë projektimi edhe kampusi i UNT,

*Shqiptarët udhëheqin me një nga tre postet kryesore në shtet,(Kryetar Parlamenti), *Janë urbanizuar gati të gjitha vendbanimet rurale që deri dje lere që s’kishin ujë por edhe për at shërbim që paguanin çdo muaj nuk e kishin(taksën për ndriçim publik a ndriçimi askund),

*Pjesëmarrja e shqiptarëve në organet e sigurisë (polici, ushtri) është rritur ndjeshëm,

*Përjetuam Ministër të Mbrojtjes dhe Punëve të Brendshme shqiptarë,

*U ndërrua emri dhe me këtë u ndërrua edhe orientimi i shtetit nga një shtet pro sllav në një shtet thuajse anëtar i NATOS dhe në prag të hapjes së negociatave me bashkimin evropian,

*Bustin e Skënderbeut në Shkup,

*Ambasador, Konzuj shqiptarë, Kush e bëri këtë? Padyshim se lufta e 2001 e udhëhequr nga Ali Ahmeti dhe maturia, vizioni dhe këmbëngulja e liderit të paqes!

P. S:. Këto që sot shesin patriotizëm të rrejshëm i pyesim se kur ishte 2001 nga sa vjet i kishin padronët e tyre dhe ku ishin në 2001 dhe pse nuk ishin atje ku ishte Ali Ahmeti me shokë? Shqiptarët me vetëdije të lartë më 12 prill do ti dënojnë fuqishëm me votë këto që sot shfaqën fytyrën e vërtet ndaj atyre që na sollën lirin dhe gjithë ato të arritura që i rreshtova më lartë! ! #UÇKBDI janë një e populli si përherë nuk do lejoj që dikush për interesa meskine klienteliste e klanore ta përdhos më të shenjtën që kemi në këtë nën qiell!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments