10.3 C
Tetovo
E enjte, 16 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaFirma kineze e dronëve pezullon biznesin në Rusi dhe Ukrainë

Firma kineze e dronëve pezullon biznesin në Rusi dhe Ukrainë

Gjiganti i dronëve DJI Technology Co Ltd, është bërë kompania e parë e madhe kineze që ndaloi së bëri biznes në Rusi dhe Ukrainë që nga fillimi i luftës.

Kompania, e cila është prodhuesi më i madh në botë i dronëve të konsumit dhe industrial, tha në një deklaratë se do të pezullonte përkohësisht operacionet e saj në Rusi dhe Ukrainë.

“DJI po rivlerëson nga brenda kërkesat e pajtueshmërisë në juridiksione të ndryshme. Në pritje të shqyrtimit aktual, DJI do të pezullojë përkohësisht të gjitha aktivitetet e biznesit në Rusi dhe Ukrainë”, thuhet në deklaratë.

Të mërkurën, një zëdhënës i DJI i tha Reuters se masa nuk ishte “për të bërë një deklaratë për ndonjë vend, por për të bërë një deklaratë në lidhje me parimet tona”.

“DJI urren çdo përdorim të dronëve tanë për të shkaktuar dëm dhe ne po pezullojmë përkohësisht shitjet në këto vende për të siguruar që askush të mos përdorë dronët tanë në luftime”, thuhej më tej.

Ushtria dhe qytetarët ukrainas kanë akuzuar DJI për rrjedhjen e të dhënave të tyre në Rusi – firma mohon akuzat.

Një zëdhënës i DJI tha muajin e kaluar se kompania kishte vënë re pamjet në internet që tregonin se ushtria ruse po përdorte produktet e saj, por nuk kishte qenë në gjendje ta konfirmonte këtë dhe nuk kishte kontroll mbi përdorimin e produkteve të saj.linku

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments