0.8 C
Tetovo
E diel, 19 Janar, 2025
BallinaLajmeFillojnë përgatitjet për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren

Fillojnë përgatitjet për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren

Ekspertët e zhvillimit ekonomik në Maqedoninë e Veriut e shohin këtë projekt si një hap të madh drejt përmirësimit të lidhjeve ekonomike dhe turizmit mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka bërë ditur se janë bërë përgatitjet për fillimin e ndërtimit të rrugës nga Tetova deri te vendi ku do të hapet tuneli në drejtim të Prizrenit.

Ai u shpreh se janë ndarë mjete edhe për projektin e tunelit, por pa saktësuar se sa.

“Veç më janë formuar grupet e punës të cilët punojnë në drejtim të shpalljes të tenderit për projektimin e tunelit dhe në bashkëbisedim me Drejtorinë e Rrugëve Shtetërore jemi dakorduar që edhe projektimi i segmentit të rrugës nga Tetova deri në hyrje të tunelit të futet në programin e ndërmarrjes për rrugë shtetërore”. Ka thënë Kasami.

Drejtor i Institutit për zhvillim ekonomik dhe politik në Maqedoninë e Veriut, Nexhat Bexheti, vlerëson se ndërtimi i rrugës Tetovë -Prizren do të shërbejë zhvillimit ekonomik të dyja vendeve.

“Kjo rrugë në të ardhmen do të jetë një sukses domethënës i lidhjeve ekonomike,lëvizjes së njerëzve ,ideve dhe mallrave. Do të bëhet më lehtë këmbimi i mallrave i prodhuesve tetovar dhe të Gostivarit për tregun e Kosovës, po ashtu edhe i Shqipërisë. Nga kjo rrugë do të përfitoj edhe turizmi i Shqipërisë,pasi do të shkurtohet rruga” ka thënë Bexheti.

Me ndërtimin e rrugës, arritja nga Tetova në Prizren do të jetë për rreth 30 min nga 3 orë sa është aktualisht. (rtk)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments