Fëmijët e porsalindur dhe parashkollor mund të vaksinohen në terminin e rregullt, ndërsa për nxënësit mund të shtyhet dy deri në tre muaj. Ky është mendim profesional i Komitetit për Imunizim, tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën e rregullt për shtyp në Qeveri.
Lidhur me rrezikun nga përhapja e virusit gjatë tubimeve fetare, Filipçe përsëriti se ndalesa për tubime masive nga Qeveria vlen për të gjithë.
“Ka ndalesë të vlefshme për çfarëdo qoftë tubime masive nga ana e Qeverisë. Askush nuk duhet të bëjë thirrje që kjo të shkelet pa marrë parasysh në atë kush është organizatori”, theksoi Filipçe. .