7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeFilipçe takon ambasadorin kinez,dhjetë ditë pas vizitës së Ministrit kinez të Mbrojtjes...

Filipçe takon ambasadorin kinez,dhjetë ditë pas vizitës së Ministrit kinez të Mbrojtjes kërkon të përshpejtohet procesi i arritjes së vaksinave kineze

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në rrjetin social Facebook, bëri të ditur se është takuar me Ambasadorin e Kinës Zhang Sou,dhjetë ditë pas vizitës së Ministrit kinez të Mbrojtjes kërkon të përshpejtohet procesi i arritjes së vaksinave kineze

Siç thotë Filipçe, në këtë takim është diskutuar për përshpejtimin e shpërndarjes së vaksinave “SinoFarm”.

“Sot, me kërkesën time, pata një takim me Xhang Xuo, Ambasador i Republikës Popullore të Kinës në vendin tonë. Në takim kemi biseduar për dorëzimin e vaksinave nga prodhuesi Sinofarm, pra për të shpejtuar procesin e shpërndarjes së 200,000 vaksinave të cilat sipas njoftimeve të ambasadës në vendin tonë duhet të arrijnë në fund të këtij muaji”, ka shkruar Filipçe.

Sipas paralajmërimeve nga autoritetet e vendit rreth 200 mijë vaksina kineze pritet të arrijnë deri në fund të muajit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments