3.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeFILIPÇE: PO HYJMË NË FAZËN E DYTË ME RRITJE TË NUMRIT TË...

FILIPÇE: PO HYJMË NË FAZËN E DYTË ME RRITJE TË NUMRIT TË TË INFEKTUARVE, MBETET PARASHIKIMI DERI NË 2000

Duke e parë se kemi në vazhdimësi rritje të numrit të prekurve me koronavirus, është e dukshme dhe këtë e kemi konstatuar në takimin me komisionin për sëmundje ngjitëse, se jemi duke hyrë në fazën e dytë, tha ministri Venko Filipçe.

Ai tha se nesër do të ketë edhe një takim me komisionin për sëmundje ngjitëse, ndërsa është e mundur që të përforcohen masat restriktive për të parandaluar shtrirjen e virusit.

“Numri i të sëmurëve në ditët në vazhdim do të rritet, endet mbeten parashikimi që kulm të arrijë në fund të këtij muaji, ndërsa numri i pacientëve të prekur të arrij 2000 pacientë, edhe pse shumë faktorë ndikojnë në këto parashikime. Apeloj qytetarët që t’i respektojnë rekomandimet dhe kontaktet të jenë në minimum dhe qytetarët të mbrohen nga çdo lëvizje që të qëndrojnë në shtëpi”, tha ministri Filipçe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments