www.telegrami.mk
Idrizova është edhe një herë dëshmi se në Maqedoninë e Veriut e drejta për arsimim në gjuhën amtare mund të përplaset me një mur burokratik pikërisht atëherë kur bëhet fjalë për nxënësit shqiptarë.
Në shkollën fillore “Njegosh” në Idrizovë, nxënësit shqiptarë mund të ndjekin mësimin në gjuhën shqipe vetëm deri në klasën e pestë. Pastaj, nga klasa e gjashtë deri në të nëntën, u thuhet se duhet të vazhdojnë shkollimin jashtë vendbanimit të tyre.
Pyetja është e thjeshtë: Pse një fëmijë shqiptar duhet të largohet nga vendlindja për të vazhduar shkollimin në gjuhën e tij amtare?
Kushtetuta dhe ligjet nuk duhet të jenë dekor në letër. Të drejtat gjuhësore nuk mund të varen nga komoditeti administrativ, nga mungesa e organizimit apo nga kalkulimet se sa nxënës janë në një klasë.
Haron se arsimi fillor në gjuhën amtare ,edhe në komunizëm ishte garantuar në Maqedoni me kushtetutë Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, thotë se është mirë që fëmijët të mësojnë në gjuhën e tyre amtare. ( sa zemërgjërë na del ministresha mos e marim mësysh ptu-ptu thotë mirë është të mësojnë haron jo mirë si vullnet por e ka oblligim kushtetues)..Por në rastin e Idrizovës, kjo deklaratë mbetet pa përgjigje konkrete: Nëse është mirë dhe e drejtë që fëmijët të mësojnë në gjuhën amtare, pse nuk u mundësohet kjo e drejtë edhe nxënësve shqiptarë pas klasës së pestë?
Argumenti për mungesën e mësuesve dhe faktin se rreth 2.500 mësues nuk kanë fond të plotë të orëve mund të jetë një problem real administrativ. Por ai nuk mund të shndërrohet në arsye për ta kufizuar një të drejtë gjuhësore.
Dhe këtu lind një pyetje edhe më e madhe: A aplikohet i njëjti standard për nxënësit shqiptarë dhe maqedonas?
Nëse në vendbanime të ndryshme lejohen paralele me numër të vogël nxënësish, madje edhe klasa të kombinuara, atëherë duhet të sqarohet pse një standard i tillë nuk mund të zbatohet edhe për nxënësit shqiptarë. Nëse një klasë me pak nxënës konsiderohet e arsyeshme për njërën komunitet, pse bëhet e pamundur kur bëhet fjalë për gjuhën shqipe?
Kjo nuk është çështje numrash. Kjo është çështje barazie.
Sepse një fëmijë nuk duhet të paguajë çmimin e një sistemi të paaftë për të organizuar arsimin. Nuk mund t’i thuhet një familjeje shqiptare: “Fëmija juaj mund të mësojë në gjuhën e vet, por vetëm deri në klasën e pestë; pastaj le të udhëtojë në një komunë tjetër.”
Kjo nuk është zgjidhje. Është shtyrje e problemit.
Dhe përgjegjësia politike nuk mund të fshihet pas deklaratave.
BDI, e cila për vite me radhë e ka paraqitur arsimin në gjuhën shqipe si një nga betejat e saj kryesore, duhet të japë llogari pse raste të tilla vazhdojnë të ekzistojnë.
Por edhe VLEN-i nuk mund të kërkojë votën e shqiptarëve duke premtuar ndryshim, ndërsa raste të tilla vazhdojnë të mbeten pa zgjidhje. Sepse qytetarët nuk votojnë për rotacion politik vetëm për të parë se kush do të ulet në karrigen e ministrit. Ata presin që problemet konkrete të zgjidhen.
Idrizova nuk është thjesht një emër në hartë. Është një test.
Test për Ministrinë e Arsimit.
Test për qeverinë.
Test për partitë shqiptare.
Dhe mbi të gjitha, test për atë se sa seriozisht merret shteti me barazinë e qytetarëve të tij.
Nëse ekziston e drejta për arsimim në gjuhën amtare, atëherë ajo duhet të jetë e drejtë reale, jo e drejtë me afat deri në klasën e pestë.
Fëmijët shqiptarë të Idrizovës nuk kërkojnë privilegj. Kërkojnë atë që u takon.
Dhe shteti nuk duhet t’u përgjigjet me arsyetime administrative.
Duhet t’u përgjigjet me një vendim të qartë:
Po, do të mësoni në gjuhën tuaj. Edhe në klasën e gjashtë. Edhe në të shtatën. Edhe në të tetën. Edhe në të nëntën. Në vendin ku jetoni.
Sepse nëse një shtet mund të gjejë zgjidhje administrative për çdo problem tjetër, por nuk gjen zgjidhje kur bëhet fjalë për arsimin në gjuhën shqipe, atëherë problemi nuk është më vetëm administrativ.
Problemi është politik.
www.telegrami.mk
P.S Po çka se është ministre e Arsimit Janevska,ajo me profesion është Dr. e mjeksisë… ajo juridikisht është analfabete …ose bën rolin e dërveni avokatit të Mickoskit ….Ministri i drejtësisë Jeton Shasivari duhet të reagojë te MASH…për obligimet që dalin nga kushtetuta për Janevskën…jo të hesht kursem kurgjë nuk ka thënë ajo…igrale se delije..do kishin thënë nga srpski svet…dhe vazhdojmë në stilin e BDI ku rrafsha mos u vrafsha…viti i tretë i pushtetit VLEN.
Mesut Shabani

