Nuk ka ndryshim të numrit të të sëmurëve nga koronavirusi. Gjendja e të sëmurëve nuk ka ndryshuar. Nëse do të shpallet gjendje e jashtëzakonshme apo gjendje krize, nuk është me rëndësi. Me rëndësi është të implementohen masat të cilat në momentin e dhënë duhet të zbatohen. Qasja jonë është më e ashpër dhe me kohë, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe për “Brifingun e mëngjesit” në “Sllobodna TV”.
“Me rëndësi është të implementohen masat të cilat në momentin e dhënë duhet të zbatohen. Qasja jonë është më e ashpër dhe me kohë. Ne vendosëm dhe zbatuam masa në kohën kur vendet e tjera këtë nuk e bënë. Ky është thelbi në përballjen me këtë problem. Sa më pak lëvizje, më pak gjasa për t’u bartur virusi. Në Itali pati skenar në të cilin shumë bartës ishin të vetëdijshëm. Prandaj dëshirojmë që lëvizjet të qetësohen. Kjo është mënyra e vetme për t’u parandaluar infektimi”, theksoi Filipçe.
Lidhur me të sëmurët, Filipçe tha se gjendja e tyre është e pandryshuar dhe se shumë kujdes po i kushtohet pacientes e cila ndodhet në aparat respirator.
“Mu pas vendosjes në aparat, ata parametra të cilët presim të përmirësohen, u përmirësuan, por kjo mund të mos thotë asgjë. Komplikimi mund të paraqitet në çfarëdo momenti. Nuk ka pacientë të rinj të paraqitur”, theksoi Filipçe në emisionin “Brifingu i mëngjesit”. .