Koronavirusi, ministri francez i Shëndetit Olivier Veran / Kujdes, mos përdorni ibuprofen

165

linku https://www.botasot.info/evrope-bota/1254511/koronavirusi-ministri-francez-i-shendetit-kujdes-mos-perdorni-ibuprofen/

Autoritetet e larta shtetërore nëpër botë po përpiqen të japin këshilla të bazuara tek ekspertët në lidhje me përballimin e situatës me koronavirusin duke bërë që këshillat e tyre të jenë të vlefshme për këdo.

Ministri i Çështjeve Sociale dhe Shëndetit të Francës, Olivier Veran, prej pak javësh në këtë detyrë, i bën thirrje qytetarëve që të mos përdorin barna si kortizoni apo ibuprofeni për të trajtuar temperaturën e lartë kur janë të prekur nga koronavirusi pasi mund të ndikojë në përkeqësimin e gjendjes së tyre shëndetësore.
Mjeku i njohur francez në mesazhin e tij në Twitter, po ashtu tha se zgjidhja duhet gjetur te trajtimi me paracetamol.
Në rast temperature, përdorni paracetamol. Nëse përdorni inflamatorë ose keni dyshime më mirë konsultohuni me një mjek”, – shkruan ministri.

Sipas tij rrezik i mundshëm është që ibuprofeni të çojë në komplikacione te pacienti.

Aktualisht në Francë numërohen 5423 të prekur dhe 127 të vdekur.