15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeRama jep lajmin e mirë / 3 pacientë të shtruar në spital...

Rama jep lajmin e mirë / 3 pacientë të shtruar në spital po përmirësohen

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë se tre prej të prekurve me koronavirus po përmirësohen. Përmes një postimi në “Facebook”, Rama bëri bilancin e të shtruarve në spital dhe dha informacione mbi gjendjen e tyre shëndetësore. Deri tani në spital janë 20 pacientë.
“? SOT NË VIGJILJE TË JAVËS QË SIPAS TË GJITHA STATISTIKAVE NGRE FURTUNËN KEMI TË SHTRUAR 20 MOTRA E VËLLEZËR, NGA TË CILËT

10 JANË TË MOSHËS 60-85 VJEÇ

6 JANË TË MOSHËS 50-60 VJEÇ

4 JANË TË MOSHËS 30-49 VJEÇ

? VETËM 3 PREJ TË SHTRUARVE JANË NË REANIMACION DHE 1 PREJ TYRE ME FRYMËMARRJE TË DREJTUAR. TË TJERËT JANË NË GJENDJE TË QËNDRUESHME DHE 3 NGA KËTA SHFAQIN SHENJA INKURAJUESE PËRMIRËSIMI.”

Po ashtu, Edi Rama falenderoi mjekët dhe u lut që ata të gjejnë forcën për ta fituar këtë betejë sa më lehtshëm.

“? ZOTI U DHËNTË MJEKËVE E INFERMIERËVE QË KUJDESEN PËR TA TË GJITHË FORCËN E FRYMËZIMIN QË U DUHET DHE LUTJET TONA LEHTËSOFSHIN RRUGËN E KTHIMIT NË JETËN NORMALE TË ÇDONJËRIT PREJ TË SHTRUARVE.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments