2.6 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeFilipçe / Çairi e Tetova vatra të reja të virusit...Teuta Arifi të...

Filipçe / Çairi e Tetova vatra të reja të virusit…Teuta Arifi të deklarohet për thënien e vet ,nga e cila po niset Filipçe për masa për Bajram (video -krahasime)

#Informatë nga Shtabi i krizës pranë komunës së Tetovës – #COVID19 (18.05.2020)

Geplaatst door Teuta Arifi op Maandag 18 mei 2020

Kryetarja e Tetovës Teuta Arifi nuk e sqaroi një situatë në Informatë nga Shtabi i krizës pranë komunës së Tetovës – #COVID19 (18.05.2020) në video nga minuta 2,20 sec,ku dhe në cilën nga 5 komunat kanë ndodhur rasti sepse sipas këtyre dy rreshtave Filipçe mezi priti dhe do e nisë me siguri bllokadën për moslëvizje për Bajram,sikur iu bë shërbim Filipçes ,pra borxh ua ka qytetarëve jo Filipçes një sqarim Teuta Arifi bëhet fjalë për thëniet /

Gjithashtu kemi raste të personave të cilët nuk kanë dalë nga shtëpitë e tyre por janë infektuar me COVID19, që dmth se tek ata virusi është sjellur nga jashtë si pasojë e vizitave në shtëpi të familjarëve dhe miqve të tyre. /

DFeklarata e Filipçes bazuar dhe rindërtuar mbi të folurit e Teuta Arifit

Çairi e Tetova vatra të reja të virusit, nesër vendimi për izolimin eventual për Bajram

Çairi e Tetova vatra të reja të virusit, nesër vendimi për izolimin eventual për Bajram

linku https://alsat-m.tv/cairi-e-tetova-vatra-te-reja-te-virusit-neser-vendimi-per-izolimin-eventual-per-bajram/

Qeveria nuk ka diskutuar sot për ndryshimin e orës policore gjatë kësaj fundjave. Por, nga ekzekutivi njoftojnë se nesër do të merret vendim për izolim të mundshëm gjatë festës së Bajramit.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se kjo varet nga vlerësimet e Komisionit të sëmundjeve ngjitëse.

Gjatë takimin të nesërm do t’i kemi parasysh edhe festat që janë në këtë fundjavë, kështu që nesër do ta dimë definitivisht vendimin për masat e lëvizjes së lirë për këtë vikend- deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Ministri Filipçe tha se sipas anketave epidemiologjike përhapja më e madhe e virusit korona së fundmi është bërë nga tubimet private dhe manifestimet e vogla familjare në Shkup dhe Tetovë. Izolim masiv u bë në një familje në Çair.

Izolimi i fundit në numër të madh ishte nga Komuna e Çairit, 20 persona janë izoluar për shkak të një tubimi familjarë, megjithatë këtu bëhet fjalë për të gjithë ata që ishin në vetë izolim, të cilët kishin treguar simptome të diagnostikuara- deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë

Kreu i shëndetësisë tha se beteja e parë me CoVid-19 u fitua, por jo edhe lufta. Filipçe gjithashtu njoftoi se personelit mjekësor t’u jepet dhuratë 20% e pagës së tyre bazë për dy muajt e ardhshëm.

Qeveria nga sot vendosi që transporti publik për pasagjerët në Komunën e Kumanovës të filloj me qarkullim brenda qytetit, si dhe transporti ndër urban. Gjithashtu, me kërkesë të Komisionit për sëmundje ngjitëse u vendos që pas karantinës shtetërore prej 21 ose 14 ditësh për qytetarët e riatdhesuar, mos të vazhdohet izolimi shtëpiak edhe për dy javë të tjera.

Adnan Qaili – ALSAT

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments