8.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeFilipçe / 386 testime vetëm sot, 5 879 në total

Filipçe / 386 testime vetëm sot, 5 879 në total

Ministri i Shëndetësisë, Filipçe gjatë konferencës për shtyp tha se vetëm sot janë bërë 386 testime, dhe në total janë 5 879 të testuar në rang vendi. Një numër i vogël i këtyre testimeve kanë qenë edhe aty ku është dashur të përsëritet testi.Ministri i Shëndetësisë, Filipçe gjatë konferencës së sotme tha se për të frenuar koronavirusin OBSH-ja për momenti rekomandon vetëm masa shtrënguese për bllokimin e virusit dhe ne e kemi bërë një gjë të tillë. “I kemi marrë këto masa më herët. Prandaj kërkojmë edhe një herë mirëkuptimin e njerëzve se vetëm këto masa do të sjellin rezultatet e duhura. Nuk e kemi pasur të lehtë të vendosim këto masa, por kemi qenë të detyruar, tha Ministri Filipçe.Ministri Filipçe tha se për momentin nuk mendojnë për shtrëngimin e masave, masa që hynë në fuqi nesër,  por po ashtu ai tha se janë të përgatitur të miratojmë masa edhe më rigoroze nëse rriten rastet në mënyrë të ndjeshme. Ministri tha se për momentin po analizojnë të gjitha statistikat dhe më pas do të shohim për masa të tjera. Për momenti rritja ka qenë lineare, përveç rasteve të rritura në Kuamanovë,  që më pas u stabilizua. Ministri përsëriti duke thënë se për momentin do të vazhdohet me këto masa dhe nuk ka nevojë për masa më shtrënguese.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments