Kur nuk ka nisur ende fushata elektorale në vendin tonë, përplasjet e para të forcave politike, kanë ndezur gjakrat dhe të militantëve dhe mbështetësve të tyre. Gjatë mbrëmjes së djeshme është thyer zyra elektorale e PDIU-së në qytetin e Fierit.
Policia po vijon hetimet për ngjarjen, që duket se është paralajmërim për një fushatë të tensionuar që na pret muajin e ardhshëm.
