15.6 C
Tetovo
E mërkurë, 1 Maj, 2024
BallinaLajmeFaton Ahmeti: Qarkorja e Tetovës do të lehtësojë dukshëm qarkullimin e qytetarëve...

Faton Ahmeti: Qarkorja e Tetovës do të lehtësojë dukshëm qarkullimin e qytetarëve të katër komunave të këtij rajoni, asaj të Tetovës, Zhelinës, Tearcës dhe Jegunovcës

Sekretari i Përgjitshëm i BDI-së Faton Ahmeti ka shkruan në facebook në lidhje me qarkoren e Tetovës:

“Qarkorja e Tetovës do të lehtësojë dukshëm qarkullimin e qytetarëve të katër komunave të këtij rajoni, asaj të Tetovës, Zhelinës, Tearcës dhe Jegunovcës.

Bashkë me Kryeministrin e parë shqiptar, z. Talat Xhaferi, Drejtorin e NP “Rrugët shtetërore, z. Ejup Rustemi, Zv.kryeministrin, z. Artan Grubi, ministrin e financave, z.Fatmir Besimi, kryetarin e komunës së Tearcës, Nuhi Neziri, ministrin e Infrastrukturës, z.Bllagoj Boçvarski, zv.ministrin e Infrastrukturës, Bekim Rexhepi, deputetët e zones dhe shumë bashkëpartiakë tjerë morëm pjesë në vendosjen e gurthemelit të ndërtimit të Qarkores së Tetovës.

Vlera e Bashkimit Demokratik për Integrim është te veprat, dhe jo fjalët. Do të vazhdojmë të realizojmë premtimet tona edhe në të ardhmen, ashtu siç kemi dëshmuar që gjendemi gjithmonë pranë qytetarëve dhe nevojave të tyre”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments