19.1 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeFaton Ahmeti: Besa dhe Alternativa i kanë dyert e hapura për t’iu...

Faton Ahmeti: Besa dhe Alternativa i kanë dyert e hapura për t’iu bashkuar frontit evropian

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti, i ftuar sonte në emisionin Click Plus në TV21 duke biseduar për zhvillimet politike në vend tha se Besa dhe Alternativa i kanë dyert e hapura për t’iu bashkuar frontit evropian. Ai potencoi se vetë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, u ka bërë ftesë publike që t’i bashkohen këtij fronti të përbashkët.

“Në kuadër të koalicionit qeveritar, raportet janë të shkëlqyeshme me Aleancën për Shqiptarët dhe PDSH-në, ka takime dhe komunikim të vazhdueshëm. Frontit evropian mund t’i bashkohet edhe Besa dhe Alternativa, dyert janë të hapura, por deri më tani nuk kanë treguar gatishmëri. Ftesa është bërë publikisht edhe nga kryetari ynë.”- tha Ahmeti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments