4.7 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaOpinionFatmir Limani: Legenat! Sa herë që u rrezikohet pushteti përmendin NATO-n dhe...

Fatmir Limani: Legenat! Sa herë që u rrezikohet pushteti përmendin NATO-n dhe Europën

Nga Fatmir Limani

LEGENAT !

Sa herë që u rrezikohet pushteti, thonë:
Amerika, Unioni Evroipian dhe NATO, janë kundër rrëzimit të Qeverisë kriminale, e cila s’ka të ngopur me përvetësimin e pasurisë së përgjithshme.
Ku merret more të mjerë Amerika me kriminel të dëshmuar, të cilët në dy dekada rjepin të gjallë njerëzit e këtij vendi !!!

Dëshmi të fundit se mbi të gjitha kanë pasurimin nga keqpërdorimet e fondeve popullore janë:

• Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme të krizës elekto-energjetike, të cilën e paraplanifikuan dhe kurdisën, për të shit-blerë rrymën përmes kompanive të krijuara dhe udhëhequra nga vetë shpallësit e krizës !!!

• Promovimi i Projektit të linjës hekurudhore Kërçovë-Lin, të cilin e ripërtrijnë sa herë që u vje veza te…., dhe që s’ka lëvizur nga pika zero asnjë milimetër në dhjetvjetshin e fundit.

• Promovuan edhe Projektin e Koridorit 8-të, i paraplanifikuar të kalojë përmes Staneve dhe Gurthyesve të tyre në Bukovikun legjendarë, dhe nga i cili do të përfitojnë plan’hartuesit.

• Do të bëjnë rrugën Tetovë-Prizren, projekt i cili si dhjetëra të tjerë do të mbetet i vizatuar vetëm në letër ngjajshëm sikurse autostrada Kërçovë-Ohër, Shkup-Bllacë…, etj.

Planet e projektuara me harta të shtuara te Stanet e Bukovikut nuk do të shohin dritën e realizimit sepse koha e jetë-veprimit diktatorial është në fazën e perëndimit të përjetshëm.

Ndëshkimi vje në fundjavë, për të gjitha krimet e bëra deri më tani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments