8.1 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaBIDEN E VON DER LEYEN DISKUTOJNË PËR TENSIONET NË BALLKANIN PERËNDIMOR

BIDEN E VON DER LEYEN DISKUTOJNË PËR TENSIONET NË BALLKANIN PERËNDIMOR

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të presë në takim shefen e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, këtë të mërkurë në Shtëpinë e Bardhë, me të cilën do të diskutojnë për tensionet në Ballkanin Perëndimor, transmeton Insajderi.com.

Në këtë takim që pritet të zhvillohet të mërkurën e 10 nëntorit, do të diskutohet edhe mbi tregtinë e BP-së dhe për përpjekjen për t’u lidhur më shumë me Bashkimin Evropian.

Takimi në Washington vjen pak pas takimit në G20 në Romë dhe konferencës së Kombeve të Bashkuara për Klimën, raporton ‘Reuters’.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se dy liderët do të diskutojnë për tregtinë në mes SHBA-së dhe BE-së, ngrohjes globale dhe të çështjeve rajonale si ajo e Ukrainës e Ballkanit Perëndimor.

Së fundmi Ballkani është përcjellë me tensione që fillimisht nisën në Mal të Zi pas shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe, vazhduan me tensionet në veri të Kosovës pas reciprocitetit për targa dhe në Bosnje me kërcënimet e serbëve të atjeshëm për ndarje. /Insajderi.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments