16 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeFatmir Dehari i bashkohet “Grupit të Zjarrit” – Flet hapur për dështimet...

Fatmir Dehari i bashkohet “Grupit të Zjarrit” – Flet hapur për dështimet e Qeverisë (VIDEO)

I ftuar në një emision të Televizionit të Maqedonisë, Fatmir Dehari, Kryetar i Komunës së Kërçovës, ka shprehur hapur pakënaqësitë e tij sa i përket projekteve të premtuara nga Qeveria e RMV-së, transmeton news33.tv.

Ndër të tjera ai përmend ndërtimin e objektit të Spitalit të Kërçovës, projekt i cili duhet të kishtë filluar kohë më parë, meqë nga ky qytet është edhe Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili mund të angazhoheshte dhe përkushtoheshte më shumë mbi ndërtimin e godinës, sepse edhe mjetet financiare janë të ndara për të njëjtën.

Gjithashtu, Dehari  ceku edhe rëndësinë që ka autostrada Kërçovë-Ohër, për qytetin me të cilin ai menaxhon.
Madje ai thotë se projekti ka filluar në 2014 dhe pas 8 viteve fatkeqësisht akoma nuk ka as sinjale e as përshkrim ëndrre që autostrada të pëfundojë në vitin 2023.

Nëse marrim parasysh zhvillimet e ditëve të fundit që kanë ndodhur brenda Bashkimit Demokratik për Integrim, shumë funksionerë të tjerë kanë folur hapur për pakënaqësitë e tyre mbi Qeverisjen dhe qeveritarët, siç duket “Grupit të Zjarrit” po i bashkangjiten edhe figura të tjera, njëri ndër to edhe Fatmir Dehari.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments