31.9 C
Tetovo
E hënë, 22 Korrik, 2024
BallinaLajmeFatmir Besimi: Ndryshime të miratuara në Ligjin e Eksproprijimit dhe partneritetit strategjik...

Fatmir Besimi: Ndryshime të miratuara në Ligjin e Eksproprijimit dhe partneritetit strategjik për realizim më të shpejtë dhe më efikas të të gjitha projekteve strategjike

Ministria e Financave bën të ditur se realizimi më efikas dhe në kohë i ndërtimeve që janë me interes strategjik për vendin është qëllimi i ndryshimeve të Ligjit të Eksproprijimit dhe Ligjit të Përcaktimit të Interesit Publik dhe Nominimit të Partneritetit Strategjik për Zbatimin e Projektit për Nërtimin e Infrastrukturës së Korridorit 8 (Pjesa: Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe projekti për autostradën Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë) dhe Korridorit 10d (Pjesa e autostradës Prilep – Manastir) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që u miratuan sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas tyre, të dyja zgjidhjet ligjore janë në drejtim të realizimit të përshpejtuar të të gjitha projekteve strategjike dhe realizimit të tyre në afat sa më të shkurtër kohor, që nënkuptojnë edhe kosto më të ulëta. Bëhet fjalë për ndryshime ligjore, që nuk destinohen pikërisht për këto dy projekte, por janë ndryshime që do të zbatohen për të gjitha projektet strategjike me interes publik.

“Bëhet fjalë për zgjidhje ligjore, që do të jenë të vlefshme për të gjitha projekte, jo vetëm për infrastrukturën e pjesëve të autostradave të korridorit 8 dhe 10d dhe njëkohësisht rregullojnë çështjen që i referohet mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve që garantohen me Kushtetutën. Nuk bëhet fjalë për disa risi, por për precizimin e dispozitave ekzistuese ligjore, që deri më tani nuk ishin të zbatueshme në praktikë dhe që kanë prolonguar realizimin e projekteve”, theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Mga Ministria e Finanacave theksojnë se ndryshimet e Ligjit të Ekspropriimit, i referohen thjeshtësimit të procedurës sa i përket dëshmisë se janë siguruar mjete për kompensim të patundshmërisë së eksprorijuar gjatë procedurës së eksprorijimit, lehtësimit dhe përshpejtimit të procesit të eksproprijimit për qëllimet e ndërtimit të objekteve me interes strategjik, përkatësisht parashihet fakti se në rastin kur pronari jeton në të, respektivisht kryen veprimtari, si dhe në rastin e ndërtimeve të paligjshme, që janë lëndë e eksproprijimit dhe ku personat fizikë jetojnë në to, duhet të paguhet qiramarrje përkatëse, me qëllim të mundësimit të lëshimit më të shpejtë të objekteve që janë lëndë e eksproprijimit për rritjen e efikasitetit të realizimit të projekteve me interes strategjik.

Po ashtu, ndryshimet mundësojnë zbatim më të mirë në praktikë të ligjit në fjalë dhe ato i referohen të gjitha projekteve që do të realizohen në të ardhmen.

Në drejtim të realizimit të përshpejtuar dhe të pandërprerë të projekteve me interes publik, rritjes së likuiditetit të buxhetit, si dhe rritjes ekonomike janë ndryshimet edhe në Ligjin e Përcaktimit të Interesit Publik dhe Nominimit të Partnerit Strategjik për Zbatimin e Projektit për Ndërtimin e Infrastrukturës së Korridorit 8 (pjesa – Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe projekti për autostradën Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë) dhe Korridorit 10d (aksi i autostradës Prilep – Manastir) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa këto ndryshime janë të orientuara kah thjeshtësimi i qarkullimit të të mirave dhe shërbimeve për qëllimet e projektit për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10d, si dhe përshpejtimi i realizimit të tij.

Të dyja projektet nënkuptojnë përmbylljen e investimeve në korridoret 8 dhe 10 dhe vendosjen e funksionalitetit të plotë dhe ruajtjen e gjendjes së mirë të infrastrukturës rrugore, ndërsa me anë të tyre vendi do të pozicionohet si linjë transporti e pashmangshme dhe pjesë e korridoreve evropiane. Kjo është një pjesë e politikave të transportit të vendit, që bazohet në integrimin e rajonit, si dhe në lidhjen e tij me vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Përcaktim strategjik i miratuar në Strategjinë nacionale të transportit 2018-2030.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments