4.4 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeArta Bilalli Zendeli: Votuam ligjet për ndërtim më të shpejtë dhe më...

Arta Bilalli Zendeli: Votuam ligjet për ndërtim më të shpejtë dhe më të lirë të Korridorit 8-10D

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Arta Bilalli-Zendeli, që ka udhëhequr një numër të konsiderueshëm të mbledhjeve të Komisionit për Çështje Evropiane në cilësinë e zv.kryetares, ku është diskutuar për ndryshimin e ligjeve për Korridorin 8-10D ka reaguar nëpërmes një postimi në rrjetet sociale, menjëherë pasi Kuvendi miratoi këto propozim ndryshime.

Bilalli ka thënë se me këtë veprim, deputetët vendosën që Korridori 8 që lidh RMV-në me Shqipërinë dhe Korridori 10D, që lidh Maqedoninë me Bullgarinë do të ndërtohen edhe në mënyrë më të shpejtë po edhe do të kushtojnë më lirë.

“Sot, në Kuvend i votuam ligjet për ndërtim më të shpejtë dhe më të lirë të Korridorit 8 dhe Korridorit 10-D”, ka shkruar Arta Bilalli Zendeli.

Ndryshe, në Komisionin për Çështje Evropiane është diskutuar me procedurë të shkurtuar për pesë ligjet lidhur me ndërtimin e Korridorit 8-10D, sepse ligjet që ishin dorëzuar nga Qeveria ishin me flamur europian.

Për këtë investim, nga Qeveria thonë se është projekti më i madhë e më i rëndësishëm që nga pavarësimi i vendit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments