11 C
Tetovo
E mërkurë, 15 Maj, 2024
BallinaLajmeFatime Fetai për “Focus”: Do të ishte mirë që Këshilli i Prokurorëve...

Fatime Fetai për “Focus”: Do të ishte mirë që Këshilli i Prokurorëve Publik të rishqyrtonte edhe një herë vendimin! Fetai nuk ka dorëzuar certifikatë për njohjen e gjuhës maqedone ?!

Prokurorja Fatime Fetai, e cila sot u largua nga gara për Prokurore Publike Republikane, pas vendimit të Këshillit të Prokurorëve Publikë, i cili vendosi se ajo nuk kishte dokumentacion të plotë, thotë për “Focus” se Këshilli duhet ta rishqyrtojë këtë vendim. Sipas anëtarëve të këshillit, Fetai nuk ka dorëzuar vërtetim për njohjen e gjuhës maqedonase dhe certifikatë për aftësi afariste.

  • Do të ishte mirë që Këshilli i Prokurorëve Publikë ta rishqyrtojë edhe një herë vendimin e tyre. Njohja e gjuhës maqedonase dhe çertifikata e aftësisë afariste janë kushte të përgjithshme, të cilat kuptohet se i plotësojmë tashmë kur jemi zgjedhur prokurorë. Nëse nuk i plotësojmë këto dy kushte, nuk do të mund të punonim fare si prokurorë, na tha Fetai.Këshilli i prokurorëve publik sot i dha dritën jeshile vetëm Ljupço Kocevskit dhe e hoqi nga gara prokuroren Lidija Raiçevic.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments