11.1 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeEvropa është fajtore dhe na ka borxh shumë! Zaevi e luti Bullgarinë...

Evropa është fajtore dhe na ka borxh shumë! Zaevi e luti Bullgarinë ta mbështesë vendin tonë për hyrje në BE

Evropa është fajtore që jemi duke pritur tashmë 16 vjet para dyerve të Bashkimit Evropian. Këtë sot e deklaroi kryeministri Zoran Zaev, i cili shtoi se vendi i ka plotësuar të gjitha kriteret për anëtarësim në BE. Zaev e luti Bullgarinë ta mbështesë vendin tonë. Kryeministri njëkohësisht porositi se miqtë të cilët duan të ndihmojnë gjithmonë janë të mirëseardhur, duke theksuar se ky është një problem bilateral dhe si i tillë duhet të zgjidhet. 

-Unë do të them një gjë – Evropa është fajtore dhe na ka borxh shumë. Na ka borxh shumë. Evropa është edhe Bullgari, edhe Greqi, edhe të gjitha vende-anëtare. U bënë 16 vjet e gjysmë duke pritur para dyerve të BE-së. Në vitin 2001, menjëherë pas Sllovenisë nënshkruam marrëveshje për stabilizim dhe asociim. Para Kroacisë, kurse tani Kroacia e feston 8-vjetorin nga anëtarësimi i saj në BE. Çka do që të jetë, e tepërt është. Realizuam gjithçka. Unë dërgoj mesazh lutjeje që Bullgaria ta mbështesë Maqedoninë e Veriut”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

Në po të njëjtin qëndrim është edhe presidenti i Bullgarisë, Radev. Gjatë vizitës së Romës dhe Vatikanit, me Pendarovskin, ai tha se nuk na nevojiten ndërmjetësues evropianë mes Shkupit dhe Sofjes. Për një gjë të këtillë, do të na nevojitet përkthyes.

“Sot mund t’ju siguroj se Bullgaria është e gatshme të punojë për ndërtim të urave mes të dyja vendeve, për zhvillim të lidhjeve ekonomike, arsimore, tregtare dhe kulturore, dhe për atë që është më e rëndësishme – për përafrimin e të dy popujve”, tha Rumen Radev, president i Bullgarisë.

Përndryshe, ministri gjerman për Evropë, Mihael Rot është në vizitë të Tiranës. Në takim me ministren e jashtme, Olta Xhaçka, e ka përsëritur pozitën e Gjermanisë për përkrahjen e mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në kuadër të kryesisë portugeze me BE-në.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments