13 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeEVN Maqedoni prononcohet për ndërprerjen e energjisë elektrike në Gërçec të Sarajit

EVN Maqedoni prononcohet për ndërprerjen e energjisë elektrike në Gërçec të Sarajit

 Nga EVN Maqedoni kanë sqaruar lidhur me ndërprerjen e energjisë në Gërçec të Sarajit, pasi banorët e këtij vendbanimi protestuan sot duke thënë se për dy ditë janë pa energji elektrike.

“Në fshatin Gërçec, dje rreth orës 8 të mëngjesit ndodhi defekt dhe si rrjedhojë furnizimi me energji elektrike është akoma i ndërprerë.

Ky defekt është pasojë e shfrytëzimit të vazhdueshëm ilegal dhe të pakontrolluar të energjisë elektrike nga ana e banorëve. Trafostacionet mbingarkohen dhe dëmtohen, si dhe pajisjet e tjera energjetike, e si rezultat shfaqen defekte serioze.

Ekipet e Elektrodistribuimit gjatë mënjanimit të defekteve dhe kryerjes së aktiviteteve teknike në këtë fshat, pengohen nga ana e banorëve dhe shpesh ballafaqohen me sulme verbale dhe fizike. Me këtë, në tërësi prishet funksionimi normal dhe realizimi i punës. Më konkretisht, është e pamundur të sanohen defekte për sa kohë që punonjësve në terren iu pengohet qasja tek objektet energjetike dhe nuk kanë kushte normale për punë”, thuhet në përgjigjen e Elektrodistribuimit të EVN.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments