11.7 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmeEurointegrimet: Skriningu i RMV-së për klasterin 4 do të përfundojë në shtator,...

Eurointegrimet: Skriningu i RMV-së për klasterin 4 do të përfundojë në shtator, do të mbeten vetëm edhe dy kapituj deri në nëntor

Më tetë korrik ka përfunduar në Bruksel edhe skriningu pesë ditor bilateral për Kapitullin 27 “Mjedisi jetësor dhe ndryshimet klimatike” që është pjesë e Klasterit 4 “Agjenda e gjelbër dhe ndërlidhja e qëndrueshme”. Tani mbetet vetëm skriningu bilateral për Kapitullin 15 – Energjetika, e paraparë në gjysmën e dytë të muajit shtator, me çka do të rrumbullakohet skriningu për Klaster 4 “Agjenda e gjelbër dhe ndërlidhja e qëndrueshme”. Sipas skrining agjendës së miratuar më parë me Komisionin Evropian deri në nëntor 2023, mbeten edhe 2 klastere nga gjithsej 6, edhe atë Klasteri 5 – Resurset, bujqësia dhe kohezioni dhe Klasteri 6 – Marrëdhëniet me Jashtë, njofton Portalb.mk. Skriningu është proces që Maqedonia e kalon me synim për t’ua anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Reformat e kapitullit 27 “Mjedisi jetësor dhe ndryshimet klimatike” kanë përfitime të drejtpërdrejta për të gjithë qytetarët, duke pasur parasysh se politika për ambient jetësor të BE-së ka për qëllim të promovoj zhvillim të qëndrueshëm dhe ta mbroj ambientin jetësor për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme”, tha në fjalët hyrëse zëvendës kryenegociatores me BE-në Drita Abdiu Halili, si e cila  tha se na presin reforma komplekse për çka si deri më tani do të kemi mb[shtetjen e BE-së përmes fondeve evropiane, duke shtuar se vlen të bëhen.

Kapitulli 27- Ambienti jetësor dhe ndryshimet klimatike është një nga kapitujt më voluminoz dhe më të rëndësishëm, që kontribuon në mbrojtjen e ambientit jetësor, promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm si dhe luftës kundër ndryshimeve klimatike.

Harmonizimi i legjislaturës si dhe implementimi i standardeve të këtij kapitulli do të thotë mbrojtja e natyrës, përmirësimi i cilësisë jetësore të qytetarëve, tërheqja e investimeve në teknologji të gjelbër dhe përkushtim në qëllimet globale të ambientit jetësor. Duke i harmonizuar politikat dhe standardet me ato të BE-së, Maqedonia e Veriut përforcon pozitën e vetë në negociata me BE-në duke kontribuar për të ardhme të qëndrueshme dhe mjedis të pastër ekologjik dhe të shëndetshëm.

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova, e ka nënshkruaj edhe zyrtarisht aderimin e Maqedonisë së Veriut në programin LIFE.

Programi LIFE është instrument financimi i BE-së për aktivitetet e mjedisit jetësor dhe klimatike i themeluar që nga viti 1992. Deri më tani, ky program ka bashkë-financuar më shumë se 5500 projekte në BE dhe më gjerë dhe ka 5.4 miliardë euro mjete financiare. Përmes këtij partneriteti, organizatat publike dhe private të Maqedonisë së Veriut do të mund të marrin mbështetje financiare për projekte dhe zgjidhje inovative për mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimatike, si dhe qasjet dhe praktikat më të mira që kontribuojnë në një ekonomi neutrale ndaj klimës, rrethore dhe elastike, të cilat mbrojnë dhe ruajnë natyrën.

Në këto kushte, skriningu me Bashkimin Evropian pritet të përfundojë brenda afatit të paraparë prej 16 muajsh. Përkatësisht, i njëjti, siç deklaruan edhe nga Sekretariati për Çështje Evropiane në maj të këtij viti, duhet të kryhet në nëntor të këtij viti. Megjithatë kjo nuk përbën fillimin e rrugëtimit të negociatave, pasi paraprakisht RMV duhet t’i ketë bërë ndryshimet kushtetuese që duket se nuk do të jenë një punë e lehtë për shkak të kundërshtimit nga VMRO-ja, partia opozitare me më shumë deputetë  në kampin politik maqedonas. Sidoqoftë, sa i përket harmonizimit me legjislacionin e BE-së, SÇE është optimiste që është çështje e kryer.

“Skriningu po ecën pa ndërprerje, siç është parashikuar së bashku me Komisionin Evropian dhe pritet që të përfundojë sipas agjendës tashmë të rënë dakord, në fund të nëntorit. Të gjitha takimet janë mbajtur në kohë dhe jemi pothuajse në gjysmë të rrugës së skriningut. Kemi përfunduar takimet e skriningut shpjegues për 4 klasterë, na mbesin të dëgjojmë edhe të rejat në legjislacionin e BE-së për klasterin 5 “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni” dhe “Marrëdhëniet e jashtme”, thanë për Portalb.mk nga SÇE në muajin maj.

“Ne kemi bërë disa herë analiza dhe sipas tyre deri më tani kemi rreth gjysmën, përkatësisht 45 për qind përputhshmëri me legjislacionin evropian. Këto 45 për qind të rregulloreve evropiane i kemi harmonizuar para skriningut. Kjo do të thotë se tani atij 45 për qind duhet t’i shtojmë rregulloret e reja, të cilat janë miratuar në tre vitet e fundit. Ne do t’i marrim ato me Raportet nga procesi i skriningut, për secilin klaster veç e veç. Atëherë do të kemi pasqyrë më të qartë se në cilat fusha duhet të harmonizojmë legjislacionin evropian. Presim që pas Raporteve përqindja të jetë shumë më e lartë, sepse kemi lëvizur që nga fillimi i skrinigut, dhjetëra ligje që kanë kaluar në Kuvend, por ka edhe ligje që lidhen me Programin Kombëtar për miratimin e Ligjit të BE-së, por kanë ngecur në Parlament”, deklarojnë në Sekretariati për Çështje Evropiane.

Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë nga pala e Maqedonisë së Veriut, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojnë për ndryshimin e Kushtetutës.

Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor të këtij viti, procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri.VMRO-ja opozitare vazhdon të bllokojë procesin e ndryshimeve kushtetuese.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments