7.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeEUROACTIV / RMV, SA I PËRKET POLITIKËS SË JAHTME, NGEC PËR 4...

EUROACTIV / RMV, SA I PËRKET POLITIKËS SË JAHTME, NGEC PËR 4 % .SHQIPËRIA DHE MALI I ZI NË NJË VIJË ME BE-në

Shqipëria dhe Mali I Zi janë të vetmet shtete nga Ballkani Perendimor të cilat politikën e tyre të jashtme e kanë qind për qind të harmonizuar me atë të Bashkimit E vropian. Kështu shkruan protali ‘Euroacktiv’ nga Brukseli, duke iu referuar të dhënave të fundit të Komisionit Evropian. Serbia, në këtë plan, sipas këtyre të dhënave, ka përqindjen më të ulët, kurse Maqedonia ngec për katër për qind.

Sikurse thekson portali i sipërpërmendur, gjatë vitit 2020, shkalla e harmonizimit të Serbisë me deklaratat e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, në emër të vendimeve të Bashkimit Evropian dhe të Këshillit të BE-së ishte 56 për qind që edhe nënvizohet në Raportin e fundit të Komisionit Evropian.

‘Sa për krahasim, Shqipëria dhe Mali i Zi kanë qenë tërësisht në harmoni, kurse Maqedonia e Veriut kishte 96 për qind, ndërsa Bosnjë e Hercegovina 70 për qind,’ – thekson portali nga Brukseli.

Komisioni Evropian publikoi të martën raportet e veta të rregullta të emërtuara si ‘Paketa e zgjerimit’ që mbulojnë të gjashtë vendet e Ballkanit Perendimor – Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Malin e Zi dhe Bosnjë e Hercegovinën./ Klan Macedonia/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments