3.9 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeEtnia në letërnjoftime/ Hoxha tregon se kur do të bëhet realitet

Etnia në letërnjoftime/ Hoxha tregon se kur do të bëhet realitet

Ligji për letërnjoftime i cili parasheh grafë të veçantë për përkatësinë etnike, ndodhet në procedurë parlamentare. Kështu tha sonte Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha në “Politica” në Tv Globi, përcjell FLAKA.

Hoxha nuk dha sqarim se kur ky ligj do të ndodhet në votim para deputetëve, por beson se pas zhbllokimit të Kuvendit, kjo gjë të ndodh.

“Ligji për letërnjoftime, konkretisht përkatësia etnike e përcaktuar si grafë e veçantë në kuadër të letërnjoftimit, është në procedurë parlametare. Për fat të keq nga bllokimi që po bënë opozita, nëse nuk gaboj partia “E Majta” ka propozuar mbi 800 amendamente, ne po mundohemi të gjejmë mekanizëm në kuadër të shumicës se si të tejkalohet ky ngërç dhe kjo bllokadë. Pra, nuk ka ngecje nga ana e shumicës për Ligjin për letërnjoftime, nga shumica ka gatishmëri dhe për këtë tregon vetë fakti që është mbështetur Ligji për procedurë. Ato që kanë qenë dyshime të ngritura nga faktori ndërkombëtar, respektivisht më shumë nga shtetet e BE-së, ne i kemi tejakuar në kuptimin e asaj që derisa ne nuk jemi shtet anëtar, ne do i impelemojmë ato përcaktime poltike që i kemi permtuar. Në momentin që i fillojmë negociatat dhe nga ne kërkohet diçka e tillë, do ta këkojmë të vendoset në formë të “Benç Markut” për ta diskutuar gjatë negociatave”, tha Arjanit Hoxha nga Lëvizja Besa.

Përkatësia etnike në letërnjoftime do të bëhet realitete tha Hoxha dhe kjo do të ndodh në afatet që i parasheh Marrëveshja e Prespës, shtoi më tej ai.

“Unë besoj se në kuadër të afatit që del nga Marrëveshja e Prespës, pasi edhe ndryshimet kushtetuese kanë qenë në kuadër të atij afati që del nga ajo marrëveshje, kjo çështje do të zgjidhet”, tha Arjanit Hoxha nga Lëvizja Besa.

Përkatësia etnike në letërnjoftime ishte marrëveshje mes Lëvijes Besa dhe qeverisë Zaev 1, të cilën gjë Besa atëherë e vendosi si kusht për të mbështetur ndryshimet kushtetuese për ndërrim të merit të vendit. FLAKA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments