Zyra e Entit Shtetërore e Statistikave njoftoi sot se çmimi mesatar i energjisë elektrike për familjet në gjysmën e parë të këtij viti është rritur me 0.2 për qind në krahasim me gjysmën e dytë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të publikuara nga ZSHSh, çmimi mesatar i energjisë elektrike në gjysmën e parë të këtij viti ishte 5,156 denarë për kilovat orë.
- Çmimi mesatar i energjisë elektrike pa taksë mbi vlerën e shtuar për konsumatorët përfundimtarë, përveç familjeve, varion nga 3,565 në 7,575 denarë për KWh për grup konsumatorësh, thuhet në një deklaratë të ZSHSh.
Çmimi mesatar i gazit natyror pa taksë mbi vlerën e shtuar për konsumatorët përfundimtarë, përveç familjeve, në gjysmën e parë të vitit sillej nga 12,665 në 23,017 denarë për metra kub normal për grup konsumatorësh.