22.4 C
Tetovo
E martë, 21 Maj, 2024
BallinaLajmeErion Veliaj pas daljes nga SPAK: Inkurajoj Altin Dumanin dhe prokurorët të...

Erion Veliaj pas daljes nga SPAK: Inkurajoj Altin Dumanin dhe prokurorët të ecin vetëm përpara

Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj pasi ka dalë nga zyrat e SPAK ku qëndroi mbi 7 orë i është bashkuar mbledhjes së Këshillit Bashkiak e cila po zhvillohet online për shkak të protestave të opozitës.

Në fjalën e tij para anëtarëve të Këshillit Bashkiak, Veliaj sqaroi se ishte në SPAK për të folur mbi inceneratorët, dhe për të folur mbi punët e mira të bërë nga Bashkia e Tiranës.

Ai theksoi se inkurajon kreun e SPAK Altin Dumani dhe prokurorët e tjerë që të ecin vetëm përpara.

Inkurajoj Altin Dumanin dhe prokurorët e tjerë të SPAK që të ecin vetëm përpara”, tha Veliaj.

Ndërkohë kreu i bashkisë atakoi edhe protestuesit para Bashkisë, të cilët sipas tij duan ta kthejnë Tiranën sërish në vitin 94-ër por nuk kanë për ta arritur qëllimin.

Tirana është sot ku e ku më e pastër. Ne kemi gjetur një Tiranë ku këta që këndojnë si gjeli në majë të plehut, e kishin mbushur gjithë Tiranën pleh. Dhe këta që i ka marrë malli për kioskat, këta i ka marrë malli për Parkun Rinia që qelbej, këta i ka marrë malli që loznin bilardo mbi Lanë, mbi fekale, këta i ka marrë malli të ndërtojne kuturu në sheshin Skënderbej apo në çdo hapësirë publike, siç ka qenë Liqeni i Tiranës. Këta janë të njëjtët njerëz që merrnin pistoleta me vete kundër këndit të lodrave dhe sot janë stan me lepuj. Dhe po të shikosh, vija tani në sheshin “Skënderbej”, mbushur sheshi me turistë qe fotografonin këta në 2024, që kanë nostalgji Shqipërinë e 1994. Po ju’a them qartë: Shqipëria dhe sidomos Tirana e 94 nuk do të kthehet kurrë pas! Nuk ka asnjë shans! Jo në paralele dhe në palestër, por edhe në majë të Himalajës të shkojë ai që ka lepurin në bark dhe jo në ballkon te shkolla “Kosova – ku meqë ra fjala donte ta bënte pallat – ata nuk kanë çfarë i bëjnë Tiranës. Unë jam i zgjedhur nga qytetarët e Tiranës, ju jeni shumica dërrmuese të zgjedhur nga qytetarët e Tiranës dhe ju garantoj se kur të shkruhet historia e këtij qyteti do mbeten veprat”, shtoi Veliaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments