Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se në takimin e kabinetit shkoi me Atak Electric, autobusin e parë elektrik në botë të prodhuar në seri në nivelin 4 pa drejtues të zhvilluar nga inxhinierët turq.
Sipas Anadolu Agency, Erdogan postoi nga llogaria e tij në Twitter pamjet gjatë testimit të autobusit elektrik që zhvilluan në rezidencën presidenciale në Ankara.
“Në takimin tonë të kabinetit po shkojmë me Atak Electric, autobusi i parë elektrik pa drejtues në botë i prodhuar në seri në nivelin 4 nga inxhinierët turq”, tha Erdogan.
Sipas përshkrimit të një videoje, me baterinë 220 kWh të karikuar autobusi mund të përshkojë distancën 300 km.
Autobusi është 8 metra i gjatë dhe me kapacitet mbi 50 udhëtarë.
Autobusi është shitur deri tani në dy vende, ShBA dhe Rumani. /Telegrafi/