Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka sulmuar udhëheqjen e Bashkimit Europian për shkak se i kërkoi që mbante një profil të ulët gjatë vizitës së tij në Qipro më 20 korrik
Presidenti turk sqaroi se Ankaraja nuk do të dëgjojë rekomandimet e Brukselit dhe do të kryejë studime dhe kërkime të tjera në Mesdheun Lindor dhe Qipro.Presidenti i Turqisë u shpreh se “Dje kam biseduar me Presidenten e Komisionit Evropian dhe më tha “Kam dëgjuar që ju do të shkoni në Qipro”, unë u përgjigja “po, unë do të shkoj”. “Mos dërgoni mesazhe të ashpra nga atje” më tha. “Unë nuk pranoj udhëzime nga askush”, tha Erdogan.
“Ne jemi duke e marrë të drejtën tonë siç duhet dhe do ta marrim atë. Në Mesdheun Lindor dhe në Qipro ne do të vazhdojmë kërkimet për naftë”, tha ai.