16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeBotaErdogani bën të ditur vendimin se do të kandidojë sërish në zgjedhjet...

Erdogani bën të ditur vendimin se do të kandidojë sërish në zgjedhjet presidenciale në vitin 2023 si kandidat për AK PARTI ?

Izmir- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi sot se do të kandidojë sërish në zgjedhjet presidenciale të qershorit 2023.

Në të njëjtën kohë, ai përjashtoi mundësinë e shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, siç kërkon opozita.

“Po, e them tani: Kandidati për Aleancën Popullore është Tajip Erdogan”, tha ai nga Izmiri, duke iu referuar bashkëpunimit të partisë së tij AKP me MHP nacionaliste.

Zyrtarët e partisë së tij e përshëndetën njoftimin me duartrokitje teksa thërrisnin në mënyrë ritmike emrin e presidentit.

Koalicioni i gjashtë partive opozitare nuk ka propozuar ende një kandidat për president.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments