9 C
Tetovo
E martë, 19 Mars, 2024
BallinaLajmeEnde nuk ka informacione se kush ka bërë mbikëqyrjen e Qendrës Covid...

Ende nuk ka informacione se kush ka bërë mbikëqyrjen e Qendrës Covid në Tetovë, sot ka filluar shqyrtimi i dokumenteve

Ende nuk ka informacione se kush ka bërë mbikëqyrjen dhe kush ka dhënë dokumentet për pranim teknik të spitalit modular në Tetovë. Kryeprokurorja në Prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Villma Ruskovska, tha se dje është kompletuar i gjithë dokumentacioni dhe hetuesit që sot kanë filluar me punë.

“Dokumentacioni ishte kërkuar jo vetëm nga Byroja për furnizime publike, por edhe nga Ministri për Punë dhe Politikë Sociale. Në Byronë për furnizimi publike kishte pak dokumente dhe i morëm të martën, ndërsa nga Ministria për Punë dhe Politike Sociale i kemi marrë dje diku pas orës 14, kështu që sot hetuesit filluan me shqyrtimin e parë të dokumenteve”, tha Ruskovska.

Ruskovska tha se si Prokurori kanë për detyrë të hetojnë nëse janë respektuar të gjitha procedurat për prokurim publik, sipas ligjit të cilin e ka miratuar Qeveria dhe nëse Spitalet modulare janë bërë sipas modelit që është miratuar në Bankën Botërore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments