11.1 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeEmrat e kandidatëve të BDI-së

Emrat e kandidatëve të BDI-së

Burime të sigurta për TetovaSot bëjnë të ditur emrat e mundshëm të kandidatëve për deputetë nga Bashkimi Demokratik për Integrim në zonën numër 1.

I pari  i kësaj zone është ish kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti ku pas tij vjen menjëherë Shermine Mamuti, Valdete Kasapi dhe Mesut Jakupi këta janë emrat e mundshëm që do ti prijnë zonës numër 1.

Pas këtyre emrave të mundshëm do të vijnë gjithsesi emra të njohur të ri dhe të rejash ku priten  të garojnë në zonën  numër 1 për zgjedhjet e 12 Prillit, mëson ekskluzivisht TetovaSot.

Këto emra BDI si parti serioze në detaje po i shqyrton të gjithë kandidaturat tjera ndërsa pritet që në këto zgjedhje të del me shumë figura të reja, në të gjithë zonat për një fitore të madhe me 12 Prill.

Ndryshe TetovaSot, sot publikoi emrat e mundshëm edhe në zonën 6 ku i prinë Ali Ahmeti dhe në zonën 5 ku i prinë Talat Xhaferi, nesër pritet të pubikohen edhe emrat e zonës 2/TS/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments