14.1 C
Tetovo
E mërkurë, 12 Mars, 2025
BallinaLajmeElmi Aziri: Fronti Europian po mendon një interpelancë për anëtarët e Gjykatës...

Elmi Aziri: Fronti Europian po mendon një interpelancë për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese

Fronti Europian po mendon të ngrejë një interpelancë kundër anëtatarëve të Gjykatës Kushtetuese.

“Ne kemi paralajmëruar që ekziston mundësia që ne si Front Europian të ngrisim interpalanca për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese sepse vlerësojmë se janë duke bërë një tendencë të rrezikshme në kuptim të rrezikimit të kohezionit të brendshëm ndër-etnik duke pasë për bazë peshën dhe rëndësinë e ligjit për përdorimin e gjuhëve”, tha Elmi Aziri.

Kjo iniciativë nfa Fronti Europian mendohet se vjen pasi dje shumica parlamentare OBRM-PDUKM-VLEN dhe ZNAM bashkë me partinë “E Majta”votuan interpelancën kundër pesë anëtarëve të këshillit gjyqēsor duke shtuar tashmë se ata duhet të dorëhiqen.

Nga Fronti Europian kanë kritikuar vazhdimisht punën e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se e njejta po bëhet instrument në duart e qeverisë, për të sjellë vendime anti-shqiptare dhe për të kontestuar ligjet që shqiparët i kanë të drejta të garantuara.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments