13.3 C
Tetovo
E martë, 14 Maj, 2024
BallinaLajmeEkskluzive/ Deputeti i VV-së Mefail Bajçinovci përgënjeshtron Izet Mexhitin dhe Bilall Kasamin:...

Ekskluzive/ Deputeti i VV-së Mefail Bajçinovci përgënjeshtron Izet Mexhitin dhe Bilall Kasamin: Ne nuk garojmë në zgjedhjet në Maqedoni

Përfshirja e VV-së në zgjedhjet parlamentare të rregullta në RMV ka ngjallur debat ditëve të fundit. Krerët e opozitës shqiptare dit më parë deklaruan se në këto zgjedhje do të garojë edhe LVV.

Pas këtij prononcimi kishte shumë reagime në rrjetet sociale, por nuk kishte një përgjigje zyrtare, nëse kjo është e vërtetë.

Portali informativ, indeks.mk gjatë ditës ka kontaktuar deputetin e Lëvizjes Vetëvedosje, Mefail Bajqinovci, i cili në një përgjigje të shkurtër ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës për përfshirjen e VV-së në zgjedhjet në Maqedoni.

Ai i tha portalit indeks se VV-ja nuk do të garojë në zgjedhjet parlamentare.

“Jo ne nuk marrim pjesë në zgjedhje në Maqedoni, ne nuk garojmë”, tha shkurt dhe ekskluzivisht Bajqinovci për indeks.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments