3.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeEdi Rama konfirmon pjesëmarrjen e Shqiprisë në Samitin e BE-së: Do të...

Edi Rama konfirmon pjesëmarrjen e Shqiprisë në Samitin e BE-së: Do të dëgjohemi edhe për “Ballkanin e Hapur”

Samiti i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të mbahet më 23 dhe 24 qershor në Bruksel.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se Shqipëria do të jetë pjesëmarrëse në samit, ani pse sipas tij nuk ka shumë për të dëgjuar për ta.

“Ne do të marrim pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së. Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të Ri Politik Evropian që ne mbështesim, për Ballkanin e Hapur që çon përpara frymën e Evropës dhe për rrëmbimin tonë nga Bullgaria që shkatërron atë”, ka shkruar Rama.

Tutje ai ka komentuar edhe mundësinë e heqjes së vetos nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut duke i hapur kështu rrugë negociatave për anëtarësimin në BE edhe të Shqipërisë.

Rama ka shkruar se është ende shumë herët për të qenë optimist në lidhje me këtë lëvizje të re të Bullgarisë.

“Sapo dëgjova që diçka po lëviz sot në Bullgari. Shumë herët për të qenë optimist dhe shumë pak për të ndryshuar pjesën e fjalimit të nesërm ku Bullgaria kritikohet si një vend që ka rrëmbyer dy vende të NATO-s, ndërkohë që ka një luftë të nxehtë në kufirin e Evropës”, ka shkruar kryeministri Rama.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments