13.1 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeASh: Çfarë ka biseduar Ahmeti në takimet e fshehta me ambasadorët rus?

ASh: Çfarë ka biseduar Ahmeti në takimet e fshehta me ambasadorët rus?

Nga Aleanca për Shqiptarët kanë reaguar pasi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti gjatë promovimit të librit të ish kryediplomatit Enver Hoxhajt, deklaroi se ka pasur takime me ambasadorë rus. Nga ASh pyesin se pse këto takime nuk janë bërë publike më parë.

“Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti këto ditë pranoi se ka pasur takime jo me një, por me disa ambasadorë të Rusisë në Shkup, ashtu si edhe me ambasadorin e Sërbisë. Mund të arsyetoheni se takimet me diplomatë të huaj janë normale për kryetarët e partive politike, por në këtë rast, bëhet fjalë për takime të fshehta dhe të papublikuara më parë. Asnjëherë nga BDI nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar për takime të drejtuesve të kësaj partie me ambasadorët rus. Pyesim publikisht, pse janë mbajtur takimet të fshehta, çfarë është biseduar në këto takime, kujt i kanë shërbyer dhe çfarë ka buruar nga të njëjtat”, thuhet mes tjerash në reagimin e ASh-së.tv21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments