4.4 C
Tetovo
E enjte, 5 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeEdi Rama flet për Çamërinë nga Athina: Emigrantët përjetuan poshtërimin e fshesave...

Edi Rama flet për Çamërinë nga Athina: Emigrantët përjetuan poshtërimin e fshesave të zeza si në një kohë të vjetër të shpërnguljes me përdhunë të paraardhësve tanë në veri të Greqisë(video)

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Greqi kujtoi edhe sjelljet brutale të grekëve ndaj shqiptarëve.

Rama: Grekët dhe shqiptarët të binden se fatet tona janë të pandashme. Të binden se nuk mund t’i gjejë përgjigjet e së ardhmes tek e shkuara por tek e sotmja, tek fatet e lidhurave të grekëve të Shqipërisë me shqiptarët e Shqipërisë, me dhe greket e Greqisë.

Ju erdhët në këtë djep të civilizimit të vjetër të Greqisë së lashtë, për të ikur gërmadhave të regjimit komunist. Kapërcyet male, fjet nëpër stola rrugësh, dolët pa dalë drita, për të pritur nëpër sheshe, si kuajt, në pazarin e gjësë së gjallë, afendikonjtë që ju merrnin për nj punë të zezë krahu, dërmuat kurrizin dhe gjakosët duart me punët më të rënda.

U përballët me gjithfarë shprehjesh brutale të arrogancës së fqinjit të pasur ndaj komshiut të varfër. Përjetuat poshtërimin e fshesave të zeza të fundshekullit ’20 kur iu shkulnin nga shtëpinë me rrobat e trupit nëpër natë për t’u deportuar në Shqipëri si në një film të ri të një kohe shumë të vjetër të shpërnguljeve me përdhunë të paraardhësve tanë nga shtëpitë e tyre në veri të Greqisë. Bëtë 2-3 punë nga ditët që nuk mbaronte, duke ngrënë një vakt në ditë, por jetuat poshtërimin e fshesave të zeza të fundshekullit 20. Ju shkulën nga shtëpitë me rrobat e trupit, si në filmat e vjetër. Shumë ndër ju ndërruat emrat që ju kishte vene nëna e baba.

Për të marrë dokumentet e punës, dhe regjistruar fëmijët në shkollë, ju shqiptarët e Greqisë e patë fëmijën të mbytej në lot se kishte dalë më i miri në shkollë por nuk iu dha e drejta e ceremonisë së flamurit.  Faji i fëmijës ishte se kishte ardhur nga foleja e shqipes dykrenare dhe nuk kishte lindur nën mbrojtjen e tyre. Por ja ku jeni, ju shqiptarët e Greqisë nuk u dorëzuat kurrë dhe triumfuat! Ju jeni gjaku dhe shpirti i një kombi që nuk ka e nuk hoqi në këtë qiell, por asnjë fuqi e asnjë bote nuk i shfaroi. Hap pas hapi ju dolët në dritën e jetës si qytetarët të barabartë të këtij shteti, me vlerat tuaja, të punës, të korrektesës, ju pritën sikur të mos jeni të huaj  në këtë vend. Ju i bëtë vetes vendin tuaj në shoqërinë  greke, fituat respektin e fqinjit dhe dinjitetin e lire të një vendi demokratik. Greqia është e juaja po aq sa është e grekëve.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments