7.9 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajme“Edhe një dështim i Ministrit Bekteshi” Sërish investitorët jashtë zonës ekonomike të...

“Edhe një dështim i Ministrit Bekteshi” Sërish investitorët jashtë zonës ekonomike të Tetovës!

linku https://zhurnal.mk/edhe-nje-deshtim-i-ministrit-bekteshi-serish-investitoret-jashte-zones-ekonomike-te-tetoves/

Shkup, 29 tetor, zhurnal.mk – Sot sipas njoftimit të Ministrit të Ekonomisë Bekteshi, vjen edhe një tjetër investim i huaj në Maqedoninë e Veriut. Ndërmarrja turke Purplast do të ndërtojë një fabrikë në Bunarxhik.

“Do të jetë një furnizues i Van Hool, duke prodhuar maska dhe pjesë plastike për autobusët e tyre. Investimi i përgjithshëm do të jetë 12 milion euro dhe do të punësohen gjithsej 300 persona. Purplast zgjodhi Maqedoninë e Veriut në konkurrencë nga pesë vende, që do të thotë se masat tona po japin rezultat”, thotë Bekteshi.

Mirëpo shtrohet pyetja përse sërish në Bunarxhik? Pse Ministri Bekteshi mbetet i pafuqishëm që këto investitorë ti çon në zonat shqiptare. A vërtetojnë këto raste se Ministri Bekteshi është vetëm një vegël e zv/kryeministrit për çështje ekonomike Koço Angjushev, dhe se i njejti vetëm se i zbaton urdhërat e tij dhe nuk ka fuqi që investitorët ti adresojë në vendbanimet shqiptare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments