3.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajme“Earth Day” në Tetovë, nuk ftohet Teuta Arifi

“Earth Day” në Tetovë, nuk ftohet Teuta Arifi

Sot në Tetovë është mbajtur aktiviteti “Earth Day”, i shënuar me ngasje të biçikletave nëpër qytet nga të rinjtë, studentë të USHT-së dhe përfaqësues të Këndit Amerikan në Tetovë, të cilët edhe tradicionalisht e organizojnë këtë aktivitet.

Prezent në këtë aktivitet ishte ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, Kate Marie Byrns e cila i’u bashkangjit të rinjëve me biçikletë nëpër rrugët e Tetovës. Përkundër prezencës së kryetares së Komunës së Tetovës gjatë viteve të kaluara, Teuta Arifi këtë herë nuk ishte e ftuar në këtë aktivitet, merr vesh Telegrafi Maqedoni.

Në aktivitet pjesmarrës ishtin edhe studentët e Universitetit të Tetovës,

Përndryshe aktiviteti “Earth Day” mbahet për çdo vit më 22 prill për të mbështetur mbrojtjen e ambientit jetësor. Ky aktivitet daton prej vitit 1970. Aktivitete organizohen në më shumë se 193 vende ku përfshihen në ngjarje të ndryshme më shumë se 1 bilion njerëz. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments