6.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeASH-AAA kërkon dorëheqjen e Filipçes dhe Hasanit

ASH-AAA kërkon dorëheqjen e Filipçes dhe Hasanit

Nëpërmjet një njoftimit të koalicionit ASH-AAA kërkohet dorëheqja e Venko Filipçes dhe zëvendësit të tij, Ilir Hasanit.

“Duke ndjekur tempon e vaksinimit të popullatës së Maqedonisë së Veriut dhe duke e krahasuar atë me vendet europiane, madje edhe me ato të rajonit, nuk mund të mos jemi të shqetësuar me këtë që po ndodhë në vendin tonë. Ne po bëhemi vendi i parë më vdekshmëri në Europë, ndërsa i fundit për vaksinim”

Ata shtojnë se sipas një burimi të Bloomberg-ut, ku është paraqitur analiza e vaksinimit të deritanishëm të popullsisë për shtete, shihet qartë se me këtë tempo siç ka filluar, Maqedonia e Veriut ngec shumë pas vendeve të rajonit, madje kur llogaritet faza e kaluar dhe kjo që vijon, i bie se për imunizimin e plotë të popullatës në vendin tonë do të duhet të presim edhe 10 vjet të plota.

“Në anën tjetër, tragjikomedia vazhdon. Jo më shumë se para dhjetë ditëve, zëvendëskryeministri i vendit, Artan Grubi, në një emision krekosej se mund të sigurojë në çdo moment deri në 5 milionë vaksina, mbase duke mos e ditur se cili është kuptimi i saktë i atij numri. Sikur të mos ishte tragjedia, sepse çdo ditë po rritet numri i vdekjeve, deklaratat e eksponentëve të BDI-së do të ishin komedi”, thuhet në njoftimit ASH-AAA.

Duke mbetur në mëshirë të fatit, thonë nga ky koalicion, qytetarët kanë filluar ta bëjnë betejën me pandeminë Covid 19 kush si gjendet: dikush shkon në Serbi për vaksinim e dikush në Shqipëri dhe se kjo është arsyeja që ASH-AAA i mban përgjegjës drejtuesit e MSH-së, ministrin Filipçe dhe zëvendësin Hasani.“Prandaj, dorëheqja do të ishte gjëja më e vogël që ata mund ta ofrojnë, që së paku moralisht të shpresojnë për shfajësim. Për fund po e përsërisim se neve si shtet na duhet një garanci se Maqedonia e Veriut do t’i sigurojë vaksinat për gjithë popullsinë, që një ditë e më parë të fillojë imunizimi i gjithë popullatës. Në të kundërtën, edhe pse nuk do kishim dashur të ndodhë një skenar i zi, por e ardhmja mund të jetë me dëme edhe më të mëdha njerëzore dhe materiale”, thuhet në fund të kumtesës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments