Tregtarët e pandershëm që i mashtrojnë blerësit me lirime të rrejshme janë një hap para institucioneve dhe e dinë mirë se si të “luajnë” me ligjet, thotë kryetarja e Organizatës së konsumatorëve, Marijana Llonçar Vellkova. Shton se ka bazë të mirë ligjore për t’u kapur të gjithë tregtarët e pandershëm, por se kjo duhet të bëhet vetëm nga institucionet publike, para së gjithash nga Inspektorati shtetëror i tregut. Thotë se mund të zbulohet se cili tregtarë në mënyrë artificiale e ka rritur çmimin, andaj përmes zbritjes së rrejshme e shesin produktin me çmim të rregullt, përkatësisht nuk ka zbritje reale.
Llonçar Vellkova thotë se Inspektorati mund të zbulojë se sa ishte çmimi i rregullt i produktit në 30 ditët e fundit, përkatësisht të zbulojë nëse tregtari është përpjekur edhe para kësaj periudhe ta rrisë çmimin dhe pastaj ta shesë produktin me çmimin e rregullt, pa zbritje reale.
Paralajmëron se qytetarët vështirë mund të ankohen për praktikën e këtillë të tregtarëve sepse duhet të ketë hetim të dokumentuar prej disa muajsh.
Përndryshe nga Inspektorati paralajmëruan se për shkak të gjendjes aktuale dhe paralajmërimeve për aksione për “Të premten e zezë”, këtë fundjavë do të aktivizohen në terren në territorin e të gjithë vendit dhe do të kontrollojnë nëse tregtarët kanë vepruar sipas ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve.
Llonçar Vellkova paralajmëroi se qytetarët janë të pambrojtur nga mashtrimet gjatë blerjes online por edhe për cilësinë e mallrave të reklamuara.