4.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajme“E MAJTA”: KALLËZIME PENALE KUNDËR XHAFERIT DHE DY DEPUTETËVE

“E MAJTA”: KALLËZIME PENALE KUNDËR XHAFERIT DHE DY DEPUTETËVE

Dy deputetët e partisë “E Majta”, Dimitar Apasiev dhe Borislav Krmov kanë dorëzuar kallëzim penal kundër kolegëve të tyre deputetë – Bisera Kostadinovskës nga LSDM-ja dhe Miroslav Bogdanovski nga Ripërtrirja Demokratike e Maqedonisë, për shkelje të protokolleve shëndetësore. Përvec se në Prokurori, kallëzim për shkelje të masës – izolim, kanë dorëzuar edhe në Inspektoratin Shtetëror Sanitar.

Nga “E Majta” kanë theksuar se kanë dorëzuar kallëzim penal edhe kundër Kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferit.

Në seancën parlamentare të së Dielës, dy deputetët e shumicës parlamentare arritën në Kuvend me pajisje të posacme mbrojtëse, maska dhe skafanderë dhe nga një hapësirë speciale të izoluar votuan për masat ekonomike të pakos së pestë anti-krizë.

Praninë e tyre në seancë, Kryeparlamentari Xhaferi e arsyetoi se është në pajtim me protokollin e vecantë, që është miratuar vitin e kaluar, sipas së cilit deputetët që janë në izolim dhe pa simptome nga COVID-19, mund të marrin pjesë në punën e Kuvendit nga një dhomë të posacme pa pasur kontakte me deputetët tjerë në sallë. /KlanMacedonia

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments